TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me fitoren ndaj Xhenoas mbrëmë me rezultatin 2-0 falë golave të Leaos dhe Mesiasit, Milani rimori sërish vendin e parë në renditje pas parakalimit të përkohshëm të Interit, ku zikaltërit triumfuan 1-3 në transfertë kundër Specias.
Një mesazh urimi ka ardhur në adresë të klubit kuqezi, nga Mohammed Al Ardhi, presidentit të fondit nga Bahreini, “Investcorp”.
Gjatë orëve të fundit u fol për një negociatë mes kompanisë nga Lindja e Mesme dhe Eliotit për të blerë klubin e Milanit dhe aktualisht presidenti i fondit nga Bahreini ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” duke uruar kuqezinjtë për vendin e parë:
“Urime Milanit për rikthimin në krye të tabelës së renditjes në kampionatin italian. Gëzuar Pashkët klubit, tifozëve të saj dhe të gjithë atyre që festojnë këtë rast”, ishte mesazhi i Mohamed Al Ardhit.
Congratulations to #ACMilan back on top of the italian league. Happy Easter to the club, it’s fans and everyone observing this occasion #SempreMilan
— محمد محفوظ العارضي (@MMAlardhi) April 16, 2022