TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“City Futboll Grup”, shoqëria e cila ka në pronësi Mançester Sitin është e interesuar në blerjen e klubit të Palermos, i cili militon aktualisht në Serinë C italiane.
Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Sport”, e cila ka theksuar se sheiku i Sitit, Mansur është i gatshëm të bëjë një ofertë zyrtare në drejtim të presidencës aktuale të klubit.
Në media kohët e fundit kishin qarkulluar lajme se ky grup ishte i vendosur të zgjerohej dhe në shtete të tjera përveç Anglisë, me Italinë si një destinacion i mundshëm.
Mbetet për t’u parë nëse kjo tratativë do të konkretizohet, dhe nëse Palermo do të kalojë në dorën e sheikëve.