TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi duket se i ka humbur shpresat për rikthimin e bujshëm të Pol Pogbasë në Torino dhe ka hedhur grepat te Sergej Milinkoviç Saviç.
Lideri i mesfushës së Lacios pëlqehet shumë nga trajneri Alegri, me serbin që duke parë edhe sezonin e radhës pa Champions, ka lajmëruar drejtorin sportiv Igli Tare dhe presidentin Lotito se kërkon të largohet nga kryeqyteti.
Dy krerët e klubit roman nuk do ta pengojnë Milinkoviç-Saviçin, por me kusht që ky të sjellë 70 milionë euro në arkat e Lacios, një shumë e cila duhet vlerësuar me kujdes nga Juvja, pasi me futbollistin kanë një bazë akordi.