SPORT, 15 Prill 2022, 22:22

Incidenti me pirsing, zëvendësuesi i Manajt bëhet gazi i botës! Trajneri Mota e largon pas dhjetë minutash

Incidenti me pirsing, zëvendësuesi i Manajt bëhet gazi i

Specia luajti sot ndaj Interit ku u mundën me rezultatin 1-3 në favor të zikaltërve.

Një situatë e çuditshme ndodhi në pjesën e dytë për ekipin e Tiago Motas. Rei Manaj doli nga fusha e lojës për t’u zëvendësuar nga Nzola vetëm 15 minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Por ndeshja për të zgjati vetëm pak sekonda.

Gjyqtari Mareska e vuri re sulmuesin sapo ishte futur në fushën e lojës dhe e thirri për t’i thënë se duhej të hiqte vathin që mbante në vesh, pasi sipas rregullores nuk lejohet asnjë bizhuteri apo aksesor tjetër në fushën e lojës.

Futbollisti u përpoq ta mbulonte me një copë të bardhë, por gjyqtari Mareska nuk e lejoi, duke e detyruar të dilte nga fusha për ta hequr. Sulmuesi nuk ia doli as me ndihmën e stafit mjekësor. Ky moment bëri xhiron e internetit në rrjet. Kësisoj Tiago Mota nuk duroi duke e zëvendësuar.