SPORT, 19 Prill 2022, 17:22

Revolucion te Juventusi, Del Piero përgatit rikthimin e bujshëm

Revolucion te Juventusi, Del Piero përgatit rikthimin e bujshëm

Aleks Del Piero është një nga figurat më të dashura për tifozët e Juventusit, me legjendën italiane që bëri një rikthim të bujshëm pas disa viteve mungesë në stadiumin bardhezi. Por kjo nuk duket të jetë fundi i historisë, me Del Pieron që duket se do të rikthehet te Juventusi këtë herë në një rol drejtues.

Lajmi i bujshëm u bë publik nga “SportMediaset”, i cili theksoi se me situatën e tanishme në klubin bardhezi shumë ndryshe priten të kryhen në zonën e drejtuesve, me Del Pieron që pritet të jetë një prej atyre që do të bashkohen.

E përditshmja italiane shkon edhe më tej duke aluduar se presidenti i tanishëm i “Zonjës”, Anjeli do të largohet për t’u zëvendësuar me një tjetër anëtar të familjes, i cili është Xhon Elkan.

Pritet të shihet nëse këto dyshime do të vërtetohen, dhe nëse një rikthim i bujshëm i ish-numrit 10 do të bëhet realitet.