SPORT, 19 Prill 2022, 19:42

Levandovski drejt largimit? Bajerni vendos çmimin për ta lënë të lirë

Levandovski drejt largimit? Bajerni vendos çmimin për ta

Ditë më parë Oliver Kahn konfirmoi se Robert Levandovski do të qëndrojë me Bajernin të paktën edhe vitin tjetër. Megjithatë, mediat gjermane vazhdojnë të jenë skeptike për këtë deklaratë, ndërsa largimin e yllit të Bajernit e lidhin me merkaton e kësaj vere,

Sipas asaj që raporton "Kicker", Bajerni i Mynihut po punon për rinovimin e sulmuesit polak, por në rast se asgjë nuk shkon sipas parashikimeve, ata kanë vendosur një çmim. Praktikisht, kush dëshiron shërbimet e sulmuesit, duhet të paguajë të paktën 40 milionë euro.

Për Levandovskin klubi më aktiv për momentin është Barcelona. Katalanasit janë në “pole position” për të marrë shërbimet e tij dhe diçka e tillë mund të ndodhë që në këtë verë. Megjithatë, diçka më shumë pritet të zbulohet pas përfundimit të bisedimeve mes lojtarit dhe klubit gjerman.