SPORT, 14 Prill 2022, 15:55

Shpresa për kthesën e Brojës dhe e ardhmja e yllit kuqezi, trajneri i Sauthemptonit: Besojmë tek ai ndaj Arsenalit

Shpresa për kthesën e Brojës dhe e ardhmja e yllit kuqezi,

Sauthemptoni do të kërkojë të marrë minimumi një pikë në ndeshjen ndaj Arsenalit, në takimin për Premier League.

Trajneri i Sauthemptoni, Ralf Hasenhuttl ka folur për mediet, në prag të këtij 90 minutëshi. Tekniku austriak nuk la pa përmendur edhe futbollistë të veçantë siç është Armando Broja.

Hasenhuttl u pyet edhe për të ardhmen e 20-vjeçarit, pasi kartoni i tij zotërohet nga Çelsi.

“Broja në nivelin e tij më të mirë është padyshim një lojtar që mund të na ndihmojë, por është e rëndësishme që ai të gjejë rrugën te paraqitjet e tij më të mira dhe kjo është shpresa për fundjavën.

E ardhmja? Ne jemi duke diskutuar këtë temë për momentin, por të gjithë e dimë situatën në Çelsi, kështu që nuk është e lehtë të gjesh personin e duhur për të folur për të ardhmen. Sa më lart të përfundojmë në tabelë, aq më tërheqës jemi për lojtarët” – tha ai.

Sulmuesi shqiptar nuk po kalon një periudhë të mirë. Ai ka disa javë që nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, çka ka shqetësuar jo pak yllin kuqezi.