SPORT, 15 Prill 2022, 21:16

Interi nuk gabon ndaj Specias, fiton dhe merr kreun përkohësisht

Interi nuk gabon ndaj Specias, fiton dhe merr kreun përkohësisht

Interi ka marrë një fitore me shumë rëndësi këtë pasdite, ku ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj Specias.

Marcelo Brozovic shënoi i pari në minutën e 31-të pas një asistimi me kokë nga D’Ambrosio, ku kroati lëshoiu një goditje të fuqishme në drejtim të portës.

Zikaltërit nuk e kanë patur fare problem të menaxhojnë pjesën e parë edhe pse rezultati u mbyll minimalisht.

Pjesa e dytë nisi pothuajse njësoj, ku Interi qarkullonte topin dhe tentoi në të shumtën e rasteve të shënonte golin e sigurisë. Pas shumë përpjekjeve, Inter gjen golin e dytë me anë të Lautaros në minutën e 73-të. Argjentinasi shënoi pas një asistimi të bukur nga ana e kroatit Perisic nga krahu i majtë.

Por neglizhenca e Interit solli edhe golin e parë të Spezias, ku Maggiore në minutën e 88-të shënoi një gol shumë të bukur nga distanca.

Në minutën e fundit të shtesës, Lautaro Martinez merr një top dhe shërben mjaft mirë për Alexis Sanchez, ku ky i fundit e dërgon në rrjetë.

Gjithësesi, zikaltërit arritën të marrin tre pikët, ku tashmë renditen të parët në tabelë përkohësisht me 69-të pikë. Përkohësisht, pasi Milan po luan ndaj Xhenoas.