SPORT, 14 Prill 2022, 19:26

Muriqi po rilind me Majorkën, Fenerbahçe synon ta kthejë në Turqi

Muriqi po rilind me Majorkën, Fenerbahçe synon ta kthejë

Paraqitjet e mira të Vedat Muriqit në kampionatin spanjoll me fanellën e Majorkës nuk po ndihmojnë vetëm ishullorët, por edhe Lazion që zotëron kartonin e lojtarit.

Sulmuesi kosovar ka shënuar deri tani tre gola në La Liga, madje i dha fitoren skuadrës së tij në sfidën kundër Atletiko Madrid në ndeshjen e fundit në kampionat.

Sipas shtypit turk, Fenerbahçe është e gatshme që të rimarrë sulmuesin që është paraqitur shumë mirë me fanellën verdheblu nga viti 2019 deri në 2021.

Muriqi ka një kontratë me Lacion deri në vitin 2025, por nuk hyn në plan e skuadrës bardhekaltër.