SPORT, 15 Prill 2022, 16:04

Telashe për Barcelonën, ylli i mesfushës dëmtohet dhe mbyll sezonin

Telashe për Barcelonën, ylli i mesfushës dëmtohet dhe mbyll

Mesfushori i Barcelonës, Pedri pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen kundër Frankfurtit.

Mesfushori spanjoll u detyrua të zëvendësohesh në fillimin e pjesës së dytë pas problemeve fizike që shfaqi gjatë ndeshjes. Më pas u konfirmua se futbollisti kishte pësuar një dëmtim në pjesën e muskujve të prapëm të këmbës.

Ka qenë vetë Barcelona, e cila ka njoftuar dëmtimin e mesfushorit, duke e cilësuar kohën e rikuperimit të tij si të pacaktuar.

Raportimet nga brenda kampit katalanas nuk janë të mira, pasi dëmtimi i futbollistit duket serioz dhe pritet që ta lëri jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.