TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-legjenda e Romës, Françesko Toti nëpërmjet një interviste me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ka folur për lamtumirën e tij nga futbolli dhe për Zlatan Ibrahimoviç ku i ka dhënë një këshillë sulmuesit suedez:
Lamtumira ime nga futbolli – “Kanë kaluar 5 vite, por ndjesitë i kujtoj sërish kur shoh Ibrahimoviç në periudhën e fundit.
Edhe pse situata ime ishte ndryshe nga ai, unë nuk kisha dëmtime dhe ndjeja se duhej të jepja kontributin tim edhe më shumë. Nëse luan tre minuta, ose pesë dhe 10 minuta më vonë atëherë çdo gjë merr rrjedhë tjetër. Vitin e fundit të karrierës nuk ia uroj as edhe armikut më të keq. Ishte shumë i keq sidomos në aspektin mental.”
Ibrahimoviç – “Ibra aktualisht po luan shumë pak dhe i di vështirësitë edhe pse trupi i tij është një makinë impenjative. Me sa duket, dëshira e tij për të qëndruar në fushë është po aq e fortë sa e Milanit për ta pasur atë ende në dispozicion. Problemi nuk është trajneri apo klubi, është numri i minutave të lojës.
Nëse një person edhe në moshën 40 vjeç ka një dëmtim të rëndë, por më pas shërohet dhe rikthehet, këtu ka një gjë që nuk shkon. Mendoj se e di se çfarë po ndjen ai në këto momente, pyetjet që i bën vetes, dyshimet, dëshira që bien ndesh me realitetin e momentit. Ibrahimoviç ka qenë një nga qendërsulmuesit më të mëdhenj në botë. Një lojtar i mrekullueshëm nga të gjitha pikëpamjet, teknik, atlet dhe me personalitet.
Një lider absolut, një profesionist shembullor me karizëm të jashtëzakonshëm. Ai shënoi historinë e futbollit në 30 vitet e fundit. Ne do të donim që kampionët e tillë të mos ndaleshin kurrë.
Sepse dhanë lumturi, emocione, ku ata ishin thelbi i futbollit. Dhe i dhanë jetën këtij sporti, duke e dashur atë më shumë se çdo gjë tjetër.”
Këshilla për Ibrën – “Shpresoj që ai të vazhdojë për aq kohë sa i pëlqen, por vetëm nëse trupi e lejon të jetë aq vendimtar sa ka qenë gjithmonë. Ibra ishte një luan brenda dhe jashtë fushës.
Unë e respektoj shumë dhe nuk dua ta shoh në rreshtin e dytë. Atij i pëlqen edhe të vërshëllehet dhe shpresoj për të që të ketë gjithmonë një pjesë të stadiumit që e brohoret dhe një që e ofendon, sepse i frikësohet.”, përfundoi Toti.