TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eliminimi nga Liga e Kampioneve, në një edicion ku mendohej se Bajern Mynih mund të përsëriste suksesin e dy viteve më parë, nuk është përtypur mirë në Bavari. Tifozët vendas kanë shpërthyer në kritika ndaj klubit, lojtarëve e stafit pas përballjes me Vijarealin. Por me sa duket disa e kanë tepruar me protestën e tyre pasi kanë kërcënuar për vdekje familjarët e Hasan Salihamixhiç, drejtorit sportiv të Bajern.
Të mërkurën, djali i tij Nik publikoi në rrjetet sociale foto të mesazheve fyese që kishte marrë nga tifozë të Bajernit që e cilësonin “Brazon” si përgjegjësin e turpërimit përballë Vijareal. Ndërkohë, sot bashkëshortja e ti, Ester Kopado, ka treguar një kërcënim me vdekje që i ka mbërritur në adresën e saj.
“Thuaji burrit tënd që për hir të perëndisë të largohet nga klubi, ai shkatërroi gjithçka”, ose “Thuaji atij birit të ku*vës se ai nuk do të dalë më në klubin tonë”, ishin disa prej mesazheve të tjera që bashkëshortja e Salihamixhiç postoi në rrjetet sociale.