SPORT, 13 Prill 2022, 16:45

Mjafton një barazim kundër Teutës, Laçi në finalen e Kupës së Shqipërisë

Mjafton një barazim kundër Teutës, Laçi në finalen e

Laçi është finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë.

Një barazim 1-1 me Teutën ka mjaftuar për ekipin e Shpëtim Duros që të kualifikohej për finalen e madhe, ku do të presë triumfuesin e gjysmëfinales tjetër Vllaznia-Partizani.

Golit të Hebajt (15') të Teutës, iu përgjigj Adeleke (44') i Laçit, ndërsa fitorja në ndeshjen e parë 2-1 i dha edhe avantazhin kurbinasve për rezultatin e përgjithshëm (3-2).

Kështu Teuta humbet shansin e fundit për të arritur Europën, pasi nga kampionati është thuajse e pamundur.