TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar takimi mes agjentit të Paulo Dibalës dhe drejtuesve të Juventusit, pas rreth 1 orë bisedime.
Tashmë nuk ka më dyshime, Paulo Dibala nuk do të jetë një lojtar i Juventusit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.
Sipas të gjitha mediave italiane, ylli argjentinas nuk do të rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”, teksa do të largohet nga Torino pas 7 sezonesh.
Interi qëndron në dritare për 28-vjeçarin me Bepe Marotën që e vlerëson shumë si futbollist me këtë të fundit që dëshiron ta ketë sërish në skuadër, por kësaj here me ngjyrat zikaltër të Milanos.
Aktualisht gjatë këtij sezoni Paulo Dibala me fanellën e Juventusit është aktivizuar gjithsej në 21 ndeshje nga ku ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.