SPORT, 20 Mars 2022, 20:34

Roma fiton derbin e kryeqytetit dhe parakalon Lacion në renditjen e Serisë A

Roma fiton derbin e kryeqytetit dhe parakalon Lacion në renditjen e

Derbi i kryeqytetit Roma-Lacio ishte spektakolar me romanisët që morën një fitore të jashtëzakonshme dhe shumë të rëndësishme për renditjen e kampionatit.  Ekipi i Murinjos triumfoi me rezultatin e pastër 3-0.

Ndeshja u mbyll praktikisht që në pjesën e parë me Romën që shënoi tre herë. Pa u mbushur njW minutë lojë verdhekuqtë kaluan në avantazh me Tomi Abraham. Sulmuesi shënoi përsëri golin e dytë në minutën e 22-të. Në fundin e pjesës së parë erdhi goditja përfundimtare.

Kapiteni Lorenco Pelegrini “qëndisi” një goditje fantastike nga jashtë zone ku shtangu Tomas Strakoshën në minutën e 40-të. Gardiani shqiptar në fakt evitoi në më shumë se një herë golin për Lacion.

Me këtë fitore Roma parakalon pikërisht Lacion dhe ngitet në vendin e 5-të në renditje me 51 pikë, ndërsa bardhekaltërit zbresin në vendin e 6-të me 49 pikë.

Roma fiton derbin e kryeqytetit dhe parakalon Lacion në renditjen e