TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Spektakël në "El Clasico" dhe këtë herë e bën Barcelona në “Santiago Bernabeu”. Real Madrid as që ishte në fushë. Humbja 0-4 flet qartazi, pavarësisht shkëndijës së minutave të para të Rodrigo që e ndali portieri Ter Stegen.
Aubameyang shkëlqeu në "El Clasicon" e parë, edhe pse mund të kishte shënuar më shumë se dy gola. Në minutën e 13-të bëri mrekullinë portierit Kurtua, kur e ndali pas një goditjeje brenda zonës së rreptësisë. Më pas Ferran Torres tentoi golin, por pa sukses.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29-të, kur Dembele i dha krosimin perfekt Aubameyang. Sulmuesi me kokë e çoi topin drejt e në rrjetë. Pak minuta më pas ai e vuri sërish në provë portierin e Real Madrid.
Kryesuesit e kampionatit kishin një mundësi me Vinicius Junior, i cili u vonua në goditje dhe më pas përfundoi i shtrirë. Braziliani kërkoi penallti, por e kishte të kotë. Barcelona i dha Realit një tjetër goditje, me Arauho (39') që me kokë nuk fali pas një krosimi nga këndi.
Ekipi i Xavi shkoi në pushim me dy gola epërsi. E dyta nisi me një rast të Ferran Torres, i cili goditi jashtë i vetëm me portierin. Një minutë më pas, në të 47', nuk fali dhe Real Madrid aty kapitulloi. Festa nuk kishte mbaruar dhe mendoi ta mbyllte ai që e hapi, Aubameyang, me golin e katërt (52').
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Ferran Torres mund të kishin shënuar edhe më shumë, por nuk realizuan dot gol tjetër. 4-0, mjaftueshëm për Barcelonën dhe tifozët e saj, që çmontuan Real Madrid në tempullin e saj.