SPORT, 20 Mars 2022, 16:06

Laçi i thotë lamtumirë titullit, Teuta merr tri pikë të arta për mbijetesën

Laçi i thotë lamtumirë titullit, Teuta merr tri pikë

Laçi u mposht në shtëpi nga Teuta me shifrat minimale, 0-1, në javën e 26-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida foli më shumë për ekipin e Mirel Josës, e cila pati shumë raste, por portieri i miqve, Qirko, nuk lejoi që topi të kalonte përtej portës të mbrojtur nga ai.

Nga ana tjetër, Teuta realizoi me të vetmin rast që pati, me anë të Rubin Hebajt (73'), i cili erdhi nga stoli për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë fitore, skuadra e Arapit, largohet pak nga zona e ftohtë, ndërsa Laçi tashmë i thotë lamtumirë titullit.

Laçi i thotë lamtumirë titullit, Teuta merr tri pikë