SPORT, 20 Mars 2022, 17:07

Juventusi fiton me Salernitanën dhe shkon "-1" nga Interi. Empoli dhe Verona bëjnë paqe

Juventusi fiton me Salernitanën dhe shkon "-1" nga Interi. Empoli

Juventusi hedh pas krahëve humbjen ndaj Villarreal në Champions League dhe rikthehet te fitorja në Serinë A duke mposhtur 2-0 Salernitanën. 

Dybala hapi siparin e golave që në minutën e pestë. Një pasim i Kuadrado për Vlahovic, ndërsa ky i fundit gjeti të lirë në zonë Dybalan që nuk fali duke e çuar topin në rrjetë. Sulmuesi argjentinas do të kishte një tjetër rast të rrezikshëm vetëm pak minuta më vonë, por goditja e tij shkoi mbi traun e portës.

Në minutën e 29-të, Juventusi do të gjente edhe golin e dytë me anë të Dusan Vlahovic. Një harkim i De Sciglio nga krahu i djathtë gjeti Dusan Vlahovic që me kokë realizoi edhe golin e dytë.

Juventusi tashmë ndodhet vetëm një pikë më pak se Interi, me të cilin do të përballet në ndeshjen e radhës pas pushimit të kombëtareve.

Në sfidën tjetër, Empoli dhe Hellas Verona u ndalën në një barazim 1-1. Di Francesco arriti të prishte ekuilibrat në minutën e 26-të, pas pasimit të marrë nga Andrea Pinamonti.

Shansi i artë për Veronën do të vinte në minutën e 63 me Simeonen. Gjyqtari akordoi një 11-metërsh, dhe nga pika e bardhë u vendos sulmuesi argjentinas.

Penalltia u prit nga Vicario, por gjyqtari e riktheu atë për shkak të një parregullsie në zonë. Simeone u vendos sërish përballë Vicarios, por sërish e humbi penalltinë, këtë herë duke goditur shtyllën.

Megjithatë, ekuilibrat u vendosën në minutën 71 me anë të Cancellieri. 

SERIE A – Java 30
Juventus – Salernitana 2-0
Shënues:
Dybala 5’, Vlahovic 29’

Empoli – Hellas Verona 1-1
Shënues:
Di Francensco 26’ / Cancellieri 71’