TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liverpuli është skuadra e katërt që kualifikohet në gjysmëfinalet e FA Cup. “The Reds” kanë mposhtur Notinghem Forest me rezultatin 1-0 dhe kanë festuar kualifikimin.
Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klop e dominoi totalisht ndeshjen, por finalizimi nuk ishte në nivelin e duhur dhe vetëm në fund erdhi goli.
Diogo Jota nuk gaboi brenda zone në minutën e 78-të, ndërkohë që Nottingham katër minuta më parë kishte kërkuar një penallti që nuk u dha as me VAR.
Para këtij dueli ishte hedhur edhe shorti për fazën gjysmëfinale dhe Liverpool do të përballet me Mançester Sitin, kurse Çelsi me Kristal Palas.