TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshja e orës 18:00 mes Romës dhe Lacios do të jetë vendimtare për të ushqyer shpresa për një vend të katërt në Serinë A, pozicion që mbahet nga Juventusi, shtatë pikë më tepër se ekipi i Sarrit dhe tetë pikë nga ai i Murinjos, që nesër do të tentojnë parakalimin dhe njëkohësisht të marrin hak për sfidën e fazës së parë të humbur 3-2.
Në fushë për Lacion priten titullarë dy shqiptarët Hysaj e Strakosha, që në paraqitjet e fundit nuk kanë lënë vend për pengje, për sa i përket besimit të trajnerit të tyre.
Dyshja shqiptare do të ketë përballë Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë pritet të jetë normalisht në fushë nga minuta e parë, pasi Murinjo tashmë e sheh titullar të pazëvendësueshëm.