SPORT, 20 Mars 2022, 21:42

Hap fals i Borusia Dortmund ndaj Këlnit, Bajer Leverkuzeni rikthehet te fitorja

Hap fals i Borusia Dortmund ndaj Këlnit, Bajer Leverkuzeni rikthehet te

Borusia Dortmund nuk ia ka dalë ta ruajë ritmin e Bajernit të Munihut dhe sërish diferenca mes tyre ka shkuar në gjashtë pikë. Verdhezinjtë barazuan në transfertë 1-1 kundër skuadrës së Këlnit, që po bën një sezon të mirë dhe është në luftë për një vend në kupat e Europës.

Ajo që ra në sy ishte fakti që Dortmund ia la iniciativën skuadrës vendase, që realizoi me të vetmen goditje në kuadrat. Verdhezinjtë ia dolën të shënojnë pas 8 minutash lojë me Wolf, por Koln e riktheu baraspeshën.

Në minutën e 36-të Anderson shënoi, ndërkohë që Dortmund në vazhdim nuk ia doli dot të rikthente epërsinë dhe të merrte pikët e plota në këtë transfertë.

NDESHJET E TJERA – Bajer Leverkuzen është rikthyer te fitorja dhe ka përfituar nga barazimi 0-0 mes RB Leipzig dhe Eintraht Frankfurt për të qëndruar i vetëm në vendin e tretë të klasifikimit në Bundesliga.

“Aspirinat” mposhtën në fund skuadrën e Volfsburgut me rezultatin 2-0 dhe heroi i tyre ishte Paulinho, i cili e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 86-të, kurse në minutat shtesë shënoi edhe golin e dytë që i mbylli llogaritë.