SPORT, 20 Mars 2022, 18:57

Vendosin penalltitë, Skënderbeu dhe Kukësi ndajnë pikët në Korçë

Vendosin penalltitë, Skënderbeu dhe Kukësi ndajnë pikët

Është mbyllur edhe sfida e fundit e javës së 26-të e Superiores mes Skënderbeut dhe Kukësit, e luajtur në Korçë me skuadrat që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre.

Një pikë për të dyja skuadrat, të cilat arritën të shënonin me penallti, ku të parët që gjejnë golin e avantazhit do të ishin miqtë me Taipin i cili në minutën e 10-të realizon me penallti, pas një prekje të topit me dore nga Sadriu, me VAR që i vjen në ndihmë Kukësit.

Skuadra e Skënderbeut do të ishte më kërkuese gjatë pjesës së parë, ku iu afrohet golit të barazimit në dy-tre raste me Zguron dhe Berishën , ndërsa për verilindorët do të provonin Ndreca dhe Milunovic.

Në pjesën e dytë korçarët e Skënder Gegës do të dominonin gjithë lojën, ku në minutën e 49-të do të fitonin edhe penallti pasi Jorgo Pëllumbi ndërhyn gabimisht ndaj Pusit në zonë. Përsipër e merr kapiteni Zguro, i cili arrin të mposhte Tafas për të barazuar rezultatin 1-1.