SPORT, 20 Mars 2022, 16:23

Bare fiton duelin e shqiptarëve ndaj Muriqit, Espanjoli mund Majorkën në La Liga

Bare fiton duelin e shqiptarëve ndaj Muriqit, Espanjoli mund Majorkën

Espanjoli mundi me rezultatin minimal 1-0 Majorkën në kampionat, ku nuk munguan emocionet e shumta në këtë sfidë. Ky ishte dhe një duel mes shqiptarësh me Keidi Baren që luante për Espanjolin, ndërsa Vedat Muriqi me Majorkën.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kosovës që u afrua golit pas një goditjeje me kokë, por gjuajta u prit nga portieri.

Me këtë rezultat Espanjoli ndodhet në vendin e 11 me 36 pikë ndërsa Majorka në të 17-ën me 26.