TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani dhe Kastrioti kanë festuar ditën e sotme.
Në “Elbasan Arena” Partizani fitoi 2-1 kundër Laçit, që në 6 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm tre pikë falë tre barazimeve. “Demat” shënuan të parët me anë të Bitrit, kurse më pas Dajsninani e ndali Skukën.
Laçi ishte i pafat me Velijun dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Kurbinasit reaguan direkt dhe barazuan me Akinyemi. Gjithsesi më pas gabuan, duke i dhuruar një penallti Partizanit.
Skuka nuk fali. Më pas Laçi goditi shtyllën me Zikon, kurse Guindo që e çoi më pas në rrjetë ishte pozicion jashtë loje. Kështu Partizani ruajti epërsinë dhe mori tre pikë, që e çojnë një pikë larg vendit të katërt.
Krutanët janë ekipi i momentit në Superiore, pasi në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë katër fitore dhe një barazim.
Kastrioti i Emiljano Çelës i bëri gjëmën Vllaznisë (2-1), që pësoi humbjen e tretë radhazi. Shkodranët shënuan të parët me sulmuesi Ante Aralica në minutën e parë të pjesës së dytë, por në 10 minutat e fundit “bota” iu shemb.
Edon Hasani shënoi dy gola në portën e Vllaznisë, ekipit ku ka dalë si futbollit. Goli i fitores ishte fantastik, ndërsa shkodranët në shtesë iu afruan golit të barazimit me Jonuzin, që u ndal nga trau.
Kategoria Superiore – Java 27
Partizani-Laçi 2-1
Shënues: Bitri 10’, Skuka (pen.) 89’ / Akinyemi 47’
Vllaznia-Kastrioti 1-2
Shënues: Aralica 46’ / Hasani 79’, 87’