SPORT, 5 Shkurt 2022, 18:57

Tirana nuk fal Skënderbeun, Partizani triumfon bindshëm ndaj Teutës

Tirana nuk fal Skënderbeun, Partizani triumfon bindshëm ndaj

Tirana vijon marshimin në krye të Kategorisë Superiore, teksa mposhti Skënderbeun në “Air Albania”me rezultatin 3-2. Një sukses që thellon në nëntë pikë diferencën me Laçin e vendit të dytë, që nesër përballet me Vllazninë.

Ndeshja u zhbllokua në 15’. Seferi ndëshkoi me kokë korçarët. Pas harkimit nga këndi, sulmuesi i Tiranës, goditi saktë duke tundur rrjetën. Ndërsa Vesel Limaj dyfishoi shifrat me një gol spektakolar, pas asistit të Totres në 42’. Kaq mjaftoi në pjesën e parë.

Sapo nis e dyta, Tirana trefishohen rezultatin. Sulmuesi brazilian De Silva shënon golin e parë me fanellën bardheblu. Ai mposht portierin e Skënderbeut me një goditje të saktë brenda zonës. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari sinjalizon gol! Në minutën e 66-të Skënderbeu ngushton me Zguron.

Korçarët shënuan edhe golin e dytë në minutën e 96-të me penallti me anë të Mensah, por që mbeti vetëm për statistikë, pasi nuk pati më kohë për të barazuar.

Në ndeshjen tjetër, Partizani mposhti Teutën 4-0 në “Elbasan Arena”. Një fitore shumë me vlera për të kuqtë, që besojnë për një vend në Evropë përmes kampionatit.

Të kuqtë gjetën shpejt golin e parë, që në minutën e dytë, teksa Skuka mposhti portierin Qirko me lehtësi. Në 28’ Partizani gjen golin e dytë. Pas një goditje nga këndi, Belica ul topin për Skukën, ky i fundit e kthen drejt portës dhe është Cara i cili shtyn sferën në rrjetë për 0-2.

Në pjesën e dytë, pikërisht në 54’. Pas një faulli në mesfushë, Asion Daja ndëshkohet me të verdhë dhe vazhdon protestat ndaj gjyqtarit Xhaja. Ky i fundit nuk heziton dhe i tregon kartonin e kuq, Teuta mbetet me 10 lojtarë.

Dhe 6 minuta më pas Sota devijon me kokë pas një goditje dënimi dhe çon shifrat në 0-3 për të kuqtë. Në fund, në minutën e dytë shtesë ka vend edhe për Junior për golin e katërt.