TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot, në orën 11:00 në sallën e konferencave të stadiumit “AIR Albania” do të hidhet shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Skuadrat gjysmëfinaliste do të jenë: Partizani, Vllaznia, Teuta dhe Laçi.
Skuadra e Partizanit u kualifikua për në gjysmëfinale duke eliminuar Dinamon.
Teuta triumfoi ndaj Skënderbeut, Vllaznia u kualifikua duke mposhtur Flamurtarin, ndërsa Laçi u kualifikua pas goditjeve të 11-metërshave duke eliminuar Egnatian.
SKUADRAT GJYSMËFINALISTE NË KUPËN E SHQIPËRISË
1. PARTIZANI
2. VLLAZNIA
3. TEUTA
4. LAÇI.