TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roman Abramoviç është pranë largimit nga Çelsi, pasi ka nxjerrë në shitje klubin londinez. Opinioni publik është i ndarë në këto momente për miliarderin rus, duke vendosur nga një anë kontributin e tij në futboll, e nga tjetra rolin e tij si një nga njerëzit e besuar të Vladimir Putin. Edhe ish-futbollisti dhe skauti i Çelsit, Piet De Viser, i është bashkuar zërave të atyre që mbrojnë miliarderin rus dhe e shohin si të pafajshëm në ngjarjet që kanë të bëjnë me pushtimin e Ukrainës.
“Njerëzit kanë një imazh të gabuar për të. Nuk e ka mendjen të paratë, ka mjaftueshëm. Ky është një ndryshim shumë i madh. Ai është një person i ngrohtë me të tjerët. Me shumë mundësi do të bezdiset që kam folur për të në shtyp, por e pranoj inatin e tij pasi dua të qartësoj kush është Roman në të vërtetë”, tha ai për “Algemeen Dagblad”.
“Meqë ai vetë nuk flet kurrë për mediat, shumë e shohin si të ftohtë dhe kjo më dhemb shumë, pasi nuk është i tillë. Ndaj e shoh të arsyeshme ta mbroj. E vërteta është që ka një zemër të madhe dhe fakti që paratë për shitjen e klubit do i dërgojë për viktimat në Ukrainë, tregon shumë.
Më kujtohet që kisha bërë operacion në zemër dhe më pas u diagnostikova me kancer në ezofag. Unë e kalova, por isha i mbaruar. Ndaj i telefonova Roman për t’i thënë se për fat të keq, më duhej të tërhiqesha nga pozicioni im si skaut. Nuk do ta harroj kurrë çfarë më tha. ‘Piet, mund të firmosësh një kontratë për 10 apo 20 vite’. Je pranë vdekjes dhe të thonë që mund të zgjatësh kontratën për 10 apo 20 vite. Të jep shumë forcë kur e di që ka njerëz të cilët mendojnë për ty. Për të mos përmendur pastaj gjithë ato muaj që ai më lejoi të rikuperohesha në barkën apo hotelin e tij. Unë guxoj të them se Roman më shpëtoi jetën”, tregoi ish-skauti 87-vjeçar. /Panorama Sport/