TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani arriti një fitore shumë të rëndësishme në përballjen me Napolin në transfertë, për t’u rikthyer sërish në kreun e renditjes dhe për të besuar akoma më shumë te titulli.
Sfida nisi me një ritëm të ulët në pjesën e parë, kur të dyja skuadrat nuk prodhuan shumë raste, por luajtën të mbyllura. Gjithashtu Milani pati dhe një pretendim për një penallti me Benaser, por Orsato nuk e pa si të tillë.
Vetëm tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Kalabria lëshoi një goditje nga jashtë zone dhe Zhiru e devijoi për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e 49-të.
Më pas Napoli u mundua të reagonte, por mbrojtja e Milanit ishte mirë e vendosur për të mos pësuar.
Kështu Milani ngjitet sërish në vendin e parë, ndërkohë që Napoli qëndron në vendin e tretë.
