TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e çuditshme ndodhi në një garë në disiplinën e atletikës. Një sportist rus, i cili humbi ndaj rivalit të tij ukrainas, hipi në podium me simbole pro luftës.
Ai kishte të veshur shkronjën “Z”, që në Rusi simbolizon fitoren dhe mbahet gjerësisht nga ushtarët dhe simpatizantët e Vladimir Putinit. Ky veprim shkaktoi shumë pakënaqësi tek të pranishmit. Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka njoftuar se do të ndërmerren masa disiplinore për këtë akt të tij.
Jo vetëm kaq, por është njoftuar se atletët nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të marrin pjesë nëpër evente të këtyre disiplinave.