SPORT, 6 Mars 2022, 19:27

Barcelona fiton mes vuajtjesh, tri pikë për të ruajtur zonën “Champions”

Barcelona fiton mes vuajtjesh, tri pikë për të ruajtur zonën

Barcelona arriti një fitore mes vuajtjesh përballë Elçes në transfertë. Ekipi i Çavit fitoi duke kthyer rezultatin në 1-2 në minutat e fundit të takimit.

Sfida nisi mirë për vendasit të cilët me një rast të krijuar në minutën e 44’, kaluan në avantazh, duke surprizuar katalanasit.

Në pjesën e dytë, Barcelona luftoi vetëm për fitore dhe ja arriti me Ferran Torres (61') dhe Memfis Depaj (84').

Kështu, skuadra e Çavit ngjitet në vendin e tretë në kampionat, duke siguruar më shumë terren në zonën “Champions”.

Barcelona fiton mes vuajtjesh, tri pikë për të ruajtur zonën