TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rikthehet Champions-i, teksa mbrëmja e sotme do të rezervojë emocione të forta, në fazën e 1/8-ve.
Në orën 21:00, në stadiumin “Anfield”, Interi do të kërkojë përmbysjen e madhe ndaj Liverpulit të Jurgen Klopit.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-2 për “The Reds”, por gjithçka mbetet e hapur duke parë rezultatin e takimit të parë.
Zikaltërit e Simone Inzagit vijnë këtë duel pa liderin e tyre të mesfushës, Nikolo Barela, i cili do të shlyejë takimin e dytë të skualifikimit, pas kartonit të kuq dhe gjestit të kryer ndaj Eder Militaos në ndeshjen ndaj Realit të Madridit në fazën e grupeve.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Allianz Arena”, Bajerni i Mynihut do të sfidojë ekipin e Salcburgut në një ndeshje ku gjithçka është e hapur me duelin e parë ku përfundoi 1-1.
NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E 1/8-ve NË CHAMPIONS
