SPORT, 6 Mars 2022, 20:14

Juventusi fiton ndaj Specias, blindon vendin e katërt

Juventusi fiton ndaj Specias, blindon vendin e katërt

Juventusi ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme përballë Specias (1-0) në “Allianz Stadium”.

“Zonjës” i mjaftoi vetëm një gol i Alvaro Moratës i shënuar në minutën e 21’.

Nga ana tjetër, Specia provoj të krijonte, por mbrojtja juventine ishte mirë e organizuar dhe nuk lejuan vend për gabime.

Gjithashtu në këtë takim ishte titullar dhe sulmuesi shqiptar, Rei Manaj, i cili nuk arriti të linte shenjën e tij.

Kështu Juventusi blindon vendin e katërt në kampionat dhe vazhdon të besojë akoma më shumë te titulli.

Juventusi fiton ndaj Specias, blindon vendin e katërt