TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti ka dalë triumfues në derbin e qytetit kundër rivalëve të përjetshëm të Mançester Junaitid. “Qytetarët” mbizotëruan dhe shkatërruan “djajtë” me rezultatin 4-1 falë De Bruyne dhe Mahrez, që shënuan secili nga dy gola.
Mançester Siti e nisi më mirë takimin dhe pas vetëm pesë minutash lojë zhbllokuan edhe takimin me anë atë Kevin De Bruyne (5'). Një pasim i mirë në zonë nga Silva, gjeti të pambuluar belgun që shënoi një penallti në lëvizje.
Megjithatë, Mançester Junaitid nuk u demoralizua dhe vendosi ekuilibrat me Jadon Sancho (22'). Pas një aksioni personal, anglezi gjeti cepin e portës me një goditje nga limitet e zonës.
Vetëm gjashtë minuta qëndroi ekuilibri me Kevin De Bruyne (28') që kaloi sërish ekipin e Guardiolës në avantazh. Këtë herë ai shfrytëzoi një trazirë në zonën e Junaitid dhe nga shumë pranë portës riktheu ekipin e tij në epërsi.
Për të vulosur gjithçka më pas mendoi Mahrez (68') që shënoi edhe golin e qetësisë. Harkimi i De Bruyne nga këndi shkoi drejt e në këmbët e Mahrez që me një goditje fluturimthi shënoi një gol mjaft të bukur.
Dy gola edhe për Mahrez në këtë takim që plotësoi edhe "pokerin" në këtë takim në minutën 90'+2. Në minutat e fundit të takimit, Mahrez i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe i vetëm përballë portierit e çoi topin në rrjetë.
Kështu takimi përfundoi me rezultatin 4-1 me Mançester Siti që merr tre pikë shumë të rëndësishme në derbin e Manëesterit dhe ngjitet në kuotën e 69 pikëve, gjashtë më shumë se Liverpuli i vendit të dytë. Megjithatë, këta të fundit kanë edhe një ndeshje më pak.
Nga ana tjetër Mançester Junaitid rikthehet te humbja në Premier League pas tetë ndeshjesh dhe humb terren në luftën për një vend në kupat e Europës.


