SPORT, 25 Prill 2022, 22:51

Juventusi vuan ndaj Sasuolos, bardhezinjtë të sigurt drejt Champions League, vendosin Dybala dhe Kean

Juventusi vuan ndaj Sasuolos, bardhezinjtë të sigurt drejt Champions

Sasuolo dhe Juventus u përballën sonte në "Reggio Emilia", në sfidën e vlefshme për Serinë A. Bardhezinjtë fituan 1-2, në një sfidë tejet të vështirë dhe për tri pikët, djemve të Allegrit iu është dashur përmbysja.

Vendasit do të vinin në provë mbrojtjen kundërshtare me Giacomo Raspadorin në minutën e 11-të, por pa rezultat.

14 minuta më pas, një gjuajtje e Berardit gjen Szceznyn, i cili bën një pritje të bukur.

Në minutën e 28-të, radha për të krijuar diçka do ishte e ekipit nga Torino. Sulmuesi Paulo Dybala do humbiste një rast të mirë për të shënuar, por goditja me kokë e argjentinasit shkon mbi traversë.

Në minutat e fundit të fraksionit, Sassuolo rrit presingun dhe i afrohet shumë zhbllokimit të rezultatit, por tentativa e tij bllokohet nga Wojciech Szczesny.

Raspadori kalon përpara ekipin e tij në të 39-tën.

Atëherë kur mendohej se erdhi fundi i 45 minutave, Dybala vendos ekuilibrat.

Në minutën e 88-të, Kean merr mirë topin, futet mes 2 lojtarëve rival dhe me të majtën tregohet i saktë.

Juventusi është e katërta me 66 pikë. Sasuolo është e 10-ta.