SPORT, 4 Mars 2023, 22:03

Valencia në prag, Xavi: Momenti i të vërtetës, për Barcelonën ka gjithmonë zhurmë

Valencia në prag, Xavi: Momenti i të vërtetës, për

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së kampionatit me Valencian.

“Ndeshja – “Ne presim një rival me të cilin duhet të jemi dominues. Valencia mbron mirë me Baraja, luan futboll intensive dhe të shpejtë në tranzicion. Shpresojmë të jemi më të rregullt në sulm. Ne duam tri pikët. Ka gjithmonë zhurmë, sepse po flasim për Barçën. Jemi të qetë, por ka gjëra për t’u përmirësuar. Nesër është momenti i së vërtetës”.

Ndeshja e Kupës me Real Madrid– “Nga brenda, ne bëmë një analizë të ndeshjes. Real Madridi na vuri në presion, ne kërkuam pasime të gjata dhe nuk ia dolëm si duhet. Ka raste kur ndeshjet kundër rivalit të madh mund t’ju nënshtrojnë. Ne kërkojmë posedimin e topit me 60, 70 dhe 80%. Por edhe kundërshtari luan dhe mund t’ju dominojë. Ne luajtëm edhe në mbrojtje pa top, ishim të jashtëzakonshëm, por nuk është ajo që duam. Duam të gjenerojmë me topin, si ditën e Superkupës” – Tha ai.