SPORT, 4 Mars 2023, 11:59

Goditje për Liverpulin, sulmuesi i “Reds”-ave njofton Klopin: Do të iki në verë

Goditje për Liverpulin, sulmuesi i “Reds”-ave njofton Klopin:

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit. “Sky Sports Deutschland” zbulon se sulmuesi brazilian, i cili është në skadencë kontrate në “Anfield Road” këtë verë, ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën dhe ka njoftuar trajnerin Jyrgen Klop se preferon të provojë një aventurë të re.

31-vjeçari pritet t’i japë kështu lamtumirën klubit pas 8 viteve të suksesshme ku ai fitoi çdo trofe.

Tekniku gjerman e kishte shprehur shumë herë se donte që sulmuesi të rinovonte, por tashmë është dorëzuar.

Firmino u transferua në Liverpul nga Honfenhaimi për 21.3 milionë paund në 2015-ën. Prej atëherë ai ka shënuar 107 gola dhe asistuar 78 në 352 prezenca.