SPORT, 4 Mars 2023, 13:17

“Dua shumë që Murinjo të jetë i pranishëm”, Alegri: Dibala e ka treguar veten

“Dua shumë që Murinjo të jetë i pranishëm”,

Juventusi do të ndeshet në transfertë me Romën, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Serisë A. në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri, u shpreh se nga skuadra e tij pret maksimumin.

“Roma po bën një kampionat fantastik dhe po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve. Në shtëpi mendoj se ata janë skuadra numër 1 në Europë, ose top 3 që kanë pësuar më pak gola. Vetëm 5 në 11 ndeshje dhe 4 ndeshje të fituara pa pësuar gol. Do të jetë një ndeshje e bukur me një stadium të mbushur plot.

Pogba po bën mirë. dje u stërvit dhe duket që është në gjendje të mirë. normalisht ai nuk ka minuta në këmbë, por në ndeshjen e fundit u aktivizua dhe bëri vërtet mirë.

Murinjo po bën një punë mjaft të mirë te Roma. Do të më vij shumë keq nëse ai nuk do të jetë nesër. Shpresoj shumë që ta shikoj në fushë. Për mendimin tim, kur një trajner dënohet me karton të kuq, ai duhet të gjobitet dhe ndeshjen tjetër të jetë në pankinë. Gjobat mund të ndihmojnë dhe ata që kanë nevojë.

Di Maria? Është vërtetë shumë mirë që të kesh në skuadër lojtar të mëdhenj. Angel është i jashtëzakonshëm, por për rinovimin e tij do të mendojë klubi. Teni mendoj se prioritetet tona janë disa gjëra të tjera.

Dibala është një lojtar që i ka treguar me statistika sa i rëndësishëm është. Ai është për Romën, ai ishte dhe për Juven. Do të përballemi me të duke ditur karakteristikat që ka.

Duhet t’i kushtojmë vërtet rëndësi duke ditur se sa i rrezikshëm është”, u shpreh Alegri.