SPORT, 13 Prill 2022, 15:59

Armand Duka: S'e mora vesh pse Veliaj donte të më hiqte, mua më lavdëron dhe kryeministri

Armand Duka: S'e mora vesh pse Veliaj donte të më hiqte, mua

Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka, ka treguar se si i ka marrëdhëniet me politikën.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet në FSHF dhe përplasjen me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

“S’kam gjetur asnjë arsye të vërtetë pse Veliaj donte të më hiqte. E kam dëgjuar shpesh që thonë që Veliaj nuk sulmoi nga ana e tij, por i shtyrë.

Unë kam takuar dhe me kryeministrin dhe s’më ka thënë diçka të tillë, asnjë arsye, madje më ka përgëzuar për punën që kam bërë gjatë këtyre viteve.

Një kryetar bashkie, përveçse për të uzurpuar një insititucion, nuk besoj se ka arsye tjetër”, tha Duka.