TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shumtë janë emrat që po shqyrton Interi për sulmin dhe i fundit i lakuar vjen nga Anglia. Gabriel Zhezus mund të jetë dhurata e kësaj vere për tifozët zikaltër, të cilët duhet thënë se do ta prisnin me krahë hapur sulmuesin e Mançester Sitit.
Braziliani që në fundjavë realizoi plot 4 gola në fitoren 5-1 të “Qytetarëve” ndaj Uotfordit, ka një kontratë që skadon në 2023 dhe ende nuk ka nisur tratativa për rinovimin e saj me klubin.
Siç raporton “The Guardian”, pas Juventusit, 25-vjeçari ka përfunduar edhe nën monitorimin e Interit, që i është rikthyer edhe një herë kësaj piste, pas interesit të shfaqur merkaton e verës së shkuar.
Kur e ardhmja e Lautaros është ende e pasigurt dhe mosha e Xhekos dhe Sançezit nuk premton, me kilianin që mund edhe të largohet, Interi kërkon një të besuar për sulmin dhe profili i Zhezusit është ideali.
Kartoni i numrit 9 të Sitit mund të zbresë deri në 25-30 milionë euro duke qenë se hyn në vitin e fundit të kontratës, një shumë jo e papërballueshme për milanezët, të cilët ama duhet t’i bëjnë llogaritë me pagën e tij.
Gabriel Zhezus ka një pagë vjetore që shkon në 6 milionë euro në vit, që bie në kundërshti me politikat e kursimit të Interit, të cilët gjithsesi e dinë se për të afruar një sulmues niveli, duhet të bëjnë një sakrificë.