SPORT, 31 Tetor 2022, 18:41

Federata e Futbollit të Ukrainës kërkesë zyrtare FIFA-s: Përjashtoni Iranin nga Botërori i Katarit!

Federata e Futbollit të Ukrainës kërkesë zyrtare FIFA-s:

Federata e Futbollit të Ukrainës (UAF) i ka kërkuar FIFA-s që të përjashtojë Iranin nga Kupa e Botës.

Irani është përfshirë në Grupin B për aventurën e tyre në Katar, me skuadra si Anglia, Uellsi dhe SHBA. Skuadra e Lindjes së Mesme do të nisë fushatën e saj të Kupës së Botës kundër Anglisë në stadiumin Khalifa International, Doha,pas 3 javësh.

Por pjesëmarrja e tyre në vitrinën e futbollit është hedhur në pikëpyetje pasi Ukraina kërkoi që ata të largoheshin nga turneu pasi akuzohet se iranianët po ndihmojnë Rusinë në luftë.

“Komiteti Ekzekutiv i UAF vendosi, duke marrë parasysh informacionin e medias për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, të cilat mund të shkelin parimet dhe normat e Statutit të FIFA-s, duke marrë parasysh Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe përfshirja e Iranit në agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, për t’i bërë një kërkesë FIFA-s për të shqyrtuar përjashtimin e kombëtares iraniane nga Kupa e Botës FIFA 2022” , thuhet në deklaratën e Ukrainës.