SPORT, 30 Tetor 2022, 22:54

Seria A/ Milani mundet nga Torino dhe sheh kreun t’i largohet

Seria A/ Milani mundet nga Torino dhe sheh kreun t’i largohet

Tri minuta pavëmendje i kanë kushtuar shtrenjtë Milanit sot, teksa është mundur 2-1 në fushën e Torinos, duke parë t’i largohet kreu i renditjes së Serisë A.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Pioli, luanin një sfidë të rëndësishme për të ndjekur Napolin kryesues, por kanë gabuar gjithçka në tri minuta në pjesën e parë ku u ndëshkuan shpejt nga Xhixhi (35') dhe Mirançuk (57').

Kampionët në fuqi provuan të kthenin fatin e duelit në fraksionin e dytë të lojës, por ia dolën të shënonin vetëm një herë me Mesias (67'), duke mos arritur të marrin pikë në këtë sfidë.

Ndaj ata mbeten në vendin e tretë, por tashmë me gjashtë pikë diferencë nga vendi i parë, që mbahet nga Napoli.