SPORT, 30 Tetor 2022, 17:18

Arsenali me "5 yje”, ekipi i Artetas nuk gabon dy herë radhazi, merr sërish kreun e klasifikimit

Arsenali me "5 yje”, ekipi i Artetas nuk gabon dy herë radhazi,

Arsenali nuk gabon dy herë radhazi. Pas barazimit ndaj Sauthmptonit, "Topçinjtë" fituan 5-0 ndaj Notinghem Forestit dhe marin përsëri kreun e klasifikimit.

Ekipi i drejtuar nga Arteta u mjaftua me golin e Martinellit (5') shumë shpejt, për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Pjesa e dytë nisi me dygolëshin e Nelsonit (49' dhe 52'), ndërsa edhe Partey (57') u bë pjesë e listës së golashënuesve.

Në festivalin e golave nuk mungoi as Odegard (78').

Arsenali kryesues ka dy pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Mançester Siti (29 pikë).

Arsenali me "5 yje”, ekipi i Artetas nuk gabon dy herë radhazi,