TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mund të ishte mbrëmja e tij, por Divok Origi nuk arriti të shfrytëzonte rastin që i dha trajneri e as atë që iu shfaq gjatë ndeshjes. Për humbjes me Torinon, belgu tha:
“Ishim përgatitur mirë dhe do të kisha dashur ta ndihmoja edhe më shumë skuadrën. Unë mundohem të jem gjithmonë i gatshëm e të bëj maksimumin, por më pas është trajneri, që i merr vendimet për formacionin titullar”.
Një tjetër aspekt i fjalës së 27-vjeçari ishte qasja e skuadrës, e cila duhej të kishte dhënë shpirtin në fushë. “Ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi që mbrohet shumë mirë.
Për të fituar ndeshje të tilla duhet dhënë shpirti në fushë. Vinim nga ndeshja me Monzën dhe kisha besim.
Mëkat që nuk bëmë diçka më tepër. Sivjet kemi shumë rivalë të fortë, por edhe ne jemi të tillë. Futbolli prandaj është i bukur, sepse mund të konkurrosh me këdo e në çdo kohë”, përfundoi fjalën e tij sulmuesi i kuqezinjve.