SPORT, 31 Tetor 2022, 10:58

KATEGORIA E PARË/ Vëmendja te Korabi-Dinamo, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

KATEGORIA E PARË/ Vëmendja te Korabi-Dinamo, mësoni ndeshjet e

Kategoria e Parë do të ulë siparin e javës së 8-të me dy duele interesante ditën e sotme.

Në orën 13:00, në stadiumin e qytetit të Peshkopisë do të luhet dueli Korabi-Dinamo.

Të dyja ekipet vijnë në këtë takim pas humbjeve në javën e kaluar dhe do të kërkojnë triumfin për të qenë në vendet e para.

Në po të njëjtën orë, në Rrogozhinë do të luhet takimi Luzi-Tomori.

Kavajasit do të kërkojnë tre pikët pas barazimit javën e kaluar, ndërsa beratasit synojnë kthesën e rezultateve pozitive, teksa fitorja u mungon prej 5 ndeshjesh.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË E PARË –

KATEGORIA E PARË/ Vëmendja te Korabi-Dinamo, mësoni ndeshjet e