SPORT, 30 Tetor 2022, 16:36

Spektakël në pjesën e dytë, Tirana kthehet bindëse dhe fundos Kukësin

Spektakël në pjesën e dytë, Tirana kthehet bindëse dhe

Tirana ka marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Kukësit, duke u kthyer përsëri kërcënuese për kreun e renditjes të Superiores.

Bardheblutë kanë triumfuar falë një pjese të dytë ku dominuan plotësisht verilindorët, me të cilët kishin mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë falë golave të Hasanit  (43′) e Bashës (45+2′) në fraksionin e parë të lojës.

Behiratçe (72′) dhe pastaj me radhë, Patrik (81′) dhe Limaj (p, 87′) gjetën rrjetën në pjesën e dytë duke përfituar edhe nga epërsia numerike pasi Ndreca u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me dhjetë lojtarë Kukësin që regjistroi sot humbjen e dytë radhazi, duke frenuar disi në atë ecuri të mirë që kishte bërë në javët e kaluara.

Spektakël në pjesën e dytë, Tirana kthehet bindëse dhe