SPORT, 30 Tetor 2022, 18:32

La Liga/ Girona ndal Realin e Madridit

La Liga/ Girona ndal Realin e Madridit

Real Madrid ka barazuar 1-1 në “Bernabeu” ndaj Gironës, për javën e 12-të të La Liga. Gjithsesi, "Los Blancos" arrijnë të mbajnë kreun me një pikë më shumë se Barcelona.

Një goditje e bukur e Rodrygos mund të përfundonte në rrjetë në minutën e 25-të, por Girona ruajti portën e paprekur, pasi ishte vërtetë me fat.

Në fundi ne 45 minutave, befasia mund të vinte nga miqtë, Herrera kalon edhe portierin, por nuk dërgoi dot topin në rrjetë.

Kampionët e Spanjës vuajtën shumë dhe arritën të thyenin murin e Gironës vetëm në minutën e 70-të me Vinicius. Sulmuesi nuk fali para porte, pas një assisti të Valverdes.

Los Blancos shkaktojnë penallti dhe Stuanos tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke vendosur ekuilibrat në 1-1.

La Liga/ Girona ndal Realin e Madridit