TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nis një aventurë e re për futbollistin e talentuar Renaldo Torraj. Mbrojtësi i djathtë shqiptar, pjesë e përfaqësueses U19 të Shqipërisë në edicionin e fundit, ka firmosur në klubin e Burnley, duke iu bashkuar ekipit U21 edhe pse në moshën 18-vjeçare.
Torraj, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë së Totenhemit, kishte dalë lojtar i lirë në verë dhe ishte në kërkim të një aventure të re. Klubi i Burnley e kishte marrë në provë gjatë muajit të fundit dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për këtë bashkëpunim, me mbrojtësin i cili është prezantuar zyrtarisht sot.
“Jam krenar që firmos për një klub si Burnley. Edhe pse kam kaluar një kohë të shkurtër këtu, shoh që është një vend i mirë që lojtarët të zhvillohen në fushën e lojës dhe jashtë saj. Shoh ekipin e U21 që ka shumë talente dhe pres me padurim që të bëhem pjesë e tij. Tani për mua bëhet fjalë vetëm të punoj shumë dhe të vazhdoj në rrugën e duhur. Klubi dhe njerëzit përreth meje, do të më ndihmojnë ta bëj një gjë të tillë”, theksoi Torraj pas prezantimit.