TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Indrit Tuci ka qenë sot protagonisti kryesor i ndeshjes që Lokomotiv Zagreb ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Hajduk Split. Ish-sulmuesi i Shpresave, një lojtar i cili po shihet me vëmendje edhe nga stafi i përfaqësueses A, ka treguar të gjitha aftësitë e tij në një duel, fati i të cilit ndryshoi falë tij.
Hajduku kaloi në avantazh me një tjetër ish-futbollisti të Shpresave kuqezi, Emri Sahitin, i cili tashmë luan me Kosovën, ndërsa më pas dyfishoi shifrat me Mlakar në minutën e 66. Ndeshja dukej e mbyllur por gjithçka ndryshoi me golin e Ibrahim për Lokomotiv në minutën e 88-të të sfidës, pas asistit të Tucit.
Në minutën e fundit shtesë, atë të 96-n, erdhi edhe kryevepra e sulmuesit shqiptar. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi shkoi të sulmuesi i cili me një gjuajtje fluturimthi që kujton shumë atë të Zidan në finalen e Ligës së Kampioneve me Real Madrid, dërgoi topin pas krahëve të portierit, duke i dhënë barazimin 2-2 skuadrës së tij ndaj një skuadre pretendente për titull në Kroaci.
Ky ishte gol i tretë i Tucit në këtë edicion, ku ka dhënë edhe dy asiste në kampionatin kroat.