TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi i Monzës, Pablo Mari, u përfshi në një ngjarje të frikshme mbrëmjen e 27 tetorit, pasi u sulmua me thikë në një supermarket, teksa ishte së bashku me familjen e tij.
Ai u dërgua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila doli me sukses.
Ditën e sotme, Pablo ka dalë nga spitali dhe nëpërmjet një postimi në Twitter ka falenderuar stafin shëndetësor që është kujdesur për të.
“Më në fund në shtëpi! Dua të falënderoj personalisht të gjithë mjekët dhe profesionistët e Qendrës së Traumës të spitalit Niguarda në Milano”, tha ai.