SPORT, 31 Tetor 2022, 12:06

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në

Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet për legjionarët që kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre këtë fundjavë në kontinentin e vjetër.

I pari në këtë renditje është Indrit Tuci, i cili vlerësohet me notën 8,2, ku ka shënuar dhe ka dhuruar asist për ekipin e tij Lokomotiva e Zagrebit ndaj Hajdukut të Splitit.

I dyti është renditur portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, i cili vlerësohet me notën 7,5, ku ka ruajtur portën e paprekur me Çitadelën në duelin ndaj Peruxhias.

I treti është renditur Andreas Ndoj, i cili vlerësohet me notën 7,4, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën e Olimpiakosit.

I katërti është renditur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili është vlerësuar me notën 7,3, ku ka spikatur me paraqitjet e tij me Rajo Vajekanon në ndeshjen kundër Seviljës.

I pesti është renditur, sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, i cili është vlerësuar me notën 7,3, teksa ka shënuar gol me fanellën e Keçiorengyçy ndaj Tuzlasporit.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE” –

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në